Arlind Kalaja është një nga afrimet e Kukësit në merkaton e kësaj vere.

Futbollisti shkodran shihet si një futbollist që mund të ndihmojë verilindorët për projektet e së ardhmes, duke nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.

Në një intervistë për “Supersport”, futbollisti shkodran tregon se te Kukësi e ka bindur projekti i paraqitur, ndërsa nuk ka anashkaluar edhe situatën e Vllaznisë.

“Është ndjesi shumë e mirë. Zgjodha Kukësin pasi më bindi projekti dhe më përshtatet si ekip. Personalisht kur morra vendimin tim, e dija se do të kisha konkurrencë të madhe, por do të stërvitem akoma më shumë.

Rënia e Vllaznisë më dha ndjesi të keqe, pavarësisht se nuk luajta shumë aty. Gjithsesi kam marrë përgjegjësitë e mia si pjesë e asaj skuadre”, ka thënë Kalaja. /vipsport/