Partizani ka fituar në “Selman Stermasi” ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0, fal golit të Bitrit. Ndeshja u duk e lehtë në fillim por me kalimin e kohës po vështirësohej sidomos për të kuqtë. Me fitoren e sotme Partizani shkon në vendin e 4 me 28 pikë. Pas ndeshjes trajneri i përkohshëm Renaldo Kalari foli për Supersport:
“Ishte një fitore e vështirë. Këto lloj fitoresh të shijojnë sidomos kur vijnë pas rezultateve negative. E rëndësishme është të fitonim ndeshjen të gëzonim të gjihtë. I patëm rastet për ta mbyll ndeshjen por vazhdon sëmundja e vjetër që humbasim shumë raste para porte. Është një fitore nga forca e karakterit.
Duhet ta tregonim sot më shumë se çdo herë tjetër. E treguam dhamë shpirtin në fushë. Sakrifikuam për njëri-tjetrin. Kjo është forca e një skuadre që ka objektiva madhorë dhe sot e treguam këtë gjë”, tha fillimisht Kalari.
Zëvendësimet:
“Kur synon fitoren normalisht do të marrësh disa risqe përsipër. Do të shtosh një forcë më shumë do të heqësh një forcë në mbrojtje apo në sulëm. Në fillim patëm luhatje por më pas u vendosëm sërish në ekuilibër”, tha Kalari.
Trajneri i ri:
“Të them të drejtën asnjë nga ne nuk e ka idenë kush do të jetë trajneri i Partizanit. Atë e dinë vetëm presidenti dhe drejtori. Menndoj se Partizanit duhet ti vijë një trajner që e njeh kampionatin e njeh skuadrën dhe të jetë direkt në ritmin që ka kjo skuadër”, tha Kalari.