Me fitoren 3-0 ndaj Vllaznise, Partizani ka shuar çdo iluzion qe mund ta rrezikonte ate per te shkuar ne play- out, megjithate sezoni nuk mund te quhet i shpetuar sepse te kuqte mbeten jashte Kupave te Europes.
Pas ndeshjes, trajneri Renaldo Kalari ka folur per mediat duke thene se skuadra e interpretoi lojen ne menyren e duhur dhe rezultati madje mund te kishte qene edhe me i thelle
E interpretuam ndeshjen shumë mirë. Kishim folur me çunat për të vazhduar serinë e ndeshjeve pozitive për të vënë në vend dinjitetin tonë për situatat që kemi kaluar më përpara. Isha i bindur që çunat do të jepnim maksimumin. Kishim edhe raste të tjera për të thelluar rezultatin.
E rëndësishme është që mbas ndeshjeve shumë të mira, më në fund erdhi dhe fitorja. Para Vllaznisë kemi lënë 6 pikë që meritonim t’i kishim dhe sot do të flisnim ndryshe. Por ky është futbolli, do t’i pranojmë verdiktet. Ishte një tjetër Partizan vitin që kaloi. E filluam me rezultatete pozitive.
Është më ndryshe të menaxhosh situatën dhe u kurorëzuam si kampion. Këtë vit na shikonin pak më ndryshe, duhet të ishim treguar më të vendosur dhe me më shumë karakter para portës. Është një sezon komplet jashtë çdo lloj pritshmërie. Më vjen keq për atë çfarë është shpenzuar për këtë skuadër.