Vllaznia po kalon momente jo te mire, megjithate ne rradhet e saj ka shume besim se mund t’ia dalin tek rezultatet pozitive. Nje aleat i forte per skuadren shkodrane ne keto momente eshte edhe kalendari i ndeshjeve te ardhshme.

Nga 6 ndeshjet qe ajo do te luaje deri ne gjysme te dhjetorit, kuqeblute do te luajne 5 prej tyre ne shtepi, pra ne stadiumin “Loro Boriçi” para tifozeve te tyre.

Ky padyshim eshte nje lajm i mire per te megjithate nuk eshte gjithçka. E rendesishme fillimisht eshte qe Vllaznia ta nise me nje fitore ndaj Pogradecit (kjo eshte thuajse e kryer) e me pas ate ndaj Kastriotit per kampionat.

Pas tyre, kuptohet qe skuadra do te fitoje qetesi dhe besim per ndeshjet e tjera ku nese gjithçka shkon mire brenda pak javesh pozitat e Vllaznise do te jene krejt ndryshe nga sa i ka aktualisht. Me poshte keni edhe kalendarin e ketyre ndeshjeve:

KALENDARI:

17 nëntor Vllaznia- Pogradeci (Kupa e Shqipërisë)

20 nëntor Vllaznia- Kastrioti (Abissnet Superiore)

27 nëntor Vllaznia- Laçi (Abissnet Superiore)

04 dhjetor Teuta- Vllaznia (Abissnet Superiore)

08 dhjetor Vllaznia- Partizani (Abissnet Superiore)

12 dhjetor Vllaznia- Skënderbeu (Abissnet Superiore)