Bojkoti i klubeve të Superiores, rezultatet për të cilin nuk janë ende të dukshme, dihej që do të sillte ngjeshje të kalendarit. Mirëpo, moszhvillimi i ndeshjeve për më se dy muaj e ka çuar kampionatin tonë në një ekstrem të pashkelur më parë. “Panorama Sport” ka mësuar skenarët për kalendarin e Kategorisë Superiore, por edhe të Kategorisë së Parë dhe të Dytë.
SUPERIORE SI PREMIER LIGË
Në Angli është bërë praktikë e shpeshtë që në periudhën e festave për Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve, të ketë ndeshje. Nëse për shumë kampionate të tjera të Europës kjo gjë është e habitshme, këtë vit, do të ndodhë për të parën herë edhe në Superiore.
Gazeta ka mësuar se për vitin 2020, ndeshja e fundit do të jetë në datën 30 dhjetor. Si asnjëherë më parë! Më 30 dhjetor, është caktuar që të luhet përkatësisht java e 12- të e kampionatit.
NGJESHJA E NDESHJEVE
Ngarkesa për skuadrat do të jetë e tejskajshme. Nga data 5 dhjetor deri më 30 të këtij muaji do të zhvillohen shtatë ndeshje. Ekipet e Superiores do të luajnë në datat 4-5 dhjetor, 9 dhjetor, 13 dhjetor, 19 dhjetor, 23 dhjetor, 27 dhjetor dhe 30 dhjetor.
Gazeta ka mësuar gjithashtu se është vendosur që periudha e pushimit për klubet të jetë shumë e paktë. Kampionati në vitin 2021 do të rikthehet të luhet më 9 janar, me ndeshjet e javës së 13-të. Praktikisht, periudha pa aktivitet në janar, do të jetë vetëm 10 ditë.
KATEGORIA I DHE II
Nëse ishte Kategoria Superiore ajo që bëri bojkot për kërkesat drejtuar qeverisë, ngjeshjen dhe pasojat do t’i vuajnë edhe kategoritë inferiore. Gazeta ka mësuar se Kategoria e Parë dhe ajo e Dytë do të mbyllen më 23 dhjetor. Rikthimi i tyre do të bëhet më 16 janar, gjë për të cilën nuk ka ndodhur asnjëherë që këto kategori të zhvillojnë ndeshjet në këtë muaj të parë të vitit.
KATEGORIA SUPERIORE
KALENDARI PËR 7 JAVËT E ARDHSHME
JAVA 6 (4-5 DHJETOR)
TË PREMTEN
TIRANA-PARTIZANI 18:00 (në “Air Albania”)
TË SHTUNËN
VLLAZNIA-BYLISI 13:45
SKËNDERBEU-LAÇI 13:45
TEUTA-KASTRIOTI 16:45
KUKËSI-APOLONIA 16:45 (NË “ELBASAN ARENA”)
JAVA 7 (9 DHJETOR)
BYLISI-KUKËSI 13:45
KASTRIOTI-VLLAZNIA 13:45
LAÇI-TIRANA 13:45
APOLONIA-SKËNDERBEU 13:45
PARTIZANI-TEUTA 16:45 (NË “ELBASAN ARENA”)
JAVA 8 (13 DHJETOR)
TIRANA-APOLONIA 13:45
BYLISI-KASTRIOTI 13:45
TEUTA-LAÇI 16:45
VLLAZNIA-PARTIZANI 16:45
KUKËSI-SKËNDERBEU 16:45 (NË “ELBASAN ARENA”)
JAVA 9 (19 DHJETOR)
KASTRIOTI-KUKËSI
PARTIZANI-BYLIS
LAÇI-VLLAZNIA
APOLONIA-TEUTA
SKËNDERBEU-TIRANA
JAVA 10 (23 DHJETOR)
KUKËSI-TIRANA
SKËNDERBEU-TEUTA
APOLONIA-VLLAZNIA
LAÇI-BYLIS
PARTIZANI-KASTRIOTI
JAVA 11 (27 DHJETOR)
TEUTA-TIRANA
KASTRIOTI-LAÇI
BYLIS-APOLONIA
VLLAZNIA-SKËNDERBEU
PARTIZANI-KUKËSI
JAVA 12 (30 DHJETOR)
KUKËSI-TEUTA
TIRANA-VLLAZNIA
SKËNDERBEU-BYLIS
APOLONIA-KASTRIOTI
LAÇI-PARTIZANI