Java e 22-të e Superiores ka të garantuar emocionet në çdo sfidë. Do të spikasin ndër të tjera dy ndeshje, që luhen për kreun e futbollit shqiptar.

Kështu Partizani pret Dinamon, ndërsa Vllaznia luan përballë Egnatias. Në anën tjetër gjithçka do të nisë me Bylis-Tirana, që luhet për fundin e tabelës.

Skënderbeu-Teuta dhe Elbasani-Laçi janë po ashtu dy takime që do të kenë interesin e tyre.Gjithçka do të ndahet në dy ditë dhe tre orare të ndryshme.

Java e 21-të e Superiores

E shtunë, 25 janar

Bylis – Tirana, ora 13:30 (“Adush Muça”)

Partizani – Dinamo, ora 16:30 (“Arena e Demave”)

Skënderbeu – Teuta, ora 16:30 (Stadiumi i Skënderbeut)

E diel, 26 janar

Elbasani – Laçi, ora 17:00 (“Elbasan Arena”)

Vllaznia – Egnatia, ora 17:00 (“Loro Boriçi”)