Java e 28-te do te mbyllet sot me ndeshjen qe do te nise pas pak minutash ne mes Tiranes dhe Kukesit dhe tashme ajo do t’i lere vendin javes se 29-te e cila do te zhvillohet fundjaven e ardhshme.
Kjo jave ka ne kalendarin e saj disa sfida shume interesante qe mund te vendosin si per titullin kampion, zonen europiane dhe fundin e renditjes. Interesante pritet te jete edhe ajo qe do te luhet ne Kukes ne mes skuadres vendase dhe Vllaznise.
Me se shumti interesi eshte per te pare reagimin e skuadres shkodrane. Dje ndaj Erzenit, ajo ishte e tjetersuar ne fushen e lojes dhe shumekush ia la meritat trajnerit Sedloski, por gjithsesi shumekush mendon se tashme ajo duhet pare ne ndeshjet e ardhshme duke filluar nga sfida e Kukesit.
Nje tjeter fitore e saj edhe ne Kukes do te thoshte shume dhe natyrisht qe do ta ndihmonte Vllaznine per arritjen e objektivave te saj edhe ne kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/
JAVA 29
E shtune ora 15.00 Bylis- Teuta
E shtune ora 18.00 Erzeni- Kastriot
E diele ora 15.00 Kukesi- Vllaznia
E diele ora 15.00 Laçi- Partizani
E diele ora 18.00 Tirana- Egnatia