Ekipet e Superiores kanë lënë pas ndeshjet e javës së 31-të dhe kanë kthyer menjeherë fokusin te duelet e radhës në kampionat. Kështu java e 32-të do të luhet e ndarë në 2 ditë.

Saktësisht me 30 dhe 31 mars, ku sfida mjaft të luftuara dhe delikate janë në program. Të dielën do të zhvillohen 3 sfida.

Gjithçka do të nisë me përballjen mes Skënderbeut dhe Dinamos në orën 17:00, ndërsa në orën 20:00 do të luhet paralelisht në Shkodër dhe Tiranë. Në “Loro Boriçi” do të sfidohen mes tyre Vllaznia – Teuta, ndërsa në “Arenën e Demave” vihen përballë Partizani – Laçi.

2 sfidat e tjera do të luhen ditën e hënë në 2 orare të ndryshme. Bylisi pret Egnatian në “Adush Muça” në orën 15:00, ndërssa Elbasani do të presë në “Elbasan Arena” skuadrën e Tiranës, takim  ky që do të startojë në orën 18:00.

Java 32

Te dielen, 30 mars

Skenderbeu- Dinamo City ora 17:00

Vllaznia- Teuta ora 20:00

Partizani- Laçi ora 20:00

Te henen, 31 mars

Bylis- Egnatia ora 15:00

Elbasani- Tirana ora 18:00