Kategoria Superiore do të rikthehet fundjavën e ardhme për të zhvilluar ndeshjet e javës së shtatë, aty ku sërish ndeshjet do të luhen në dy ditë të ndryshme. Të shtunën, do të zhvillohen 3 takime, teksa dy takimet e radhës do të luhen ditën e diel.
Ajo që bie në sy, është fakti se ka edhe një ndryshim orari në krahasim me javët e para që kanë zhvilluar deri më tani. Ndryshe nga koha kur ndeshjet zhvilloheshin në orën 16:00, këtë javë ndeshjet do të luhen duke nisur nga ora 14:00. Shkak për këtë është bërë shkurtimi i ditës dhe fakti që ndeshjet duhet të luhen ditën dhe jo me prozhektorë.
Kështu, të shtunën do të luhet Skënderbeu-Luftëtari, Partizani-Teuta dhe Flamurtari-Tirana. Sakaq, të dielën zbret në fushë Kukësi që pret Vllazninë si edhe Bylisi kryesues që do të ndeshet me Laçin në transfertë. /VipSport/
Kalendari i Superiores/ Java e shtatë
E shtunë, 06/10/2019
14:00 Skënderbeu – Luftëtari
14:00 Partizani – Teuta
14:00 Flamurtari – Tirana
E diel, 07/10/2019
14:00 Kukësi – Vllaznia
14:00 Laçi – Bylis