Faza e katërt e Superiores nis të shtunën e ardhshme. Më 16 mars ora 14:00, ndeshja në Rrogozhinë mes Erzenit dhe Laçit fillon javën e 28.

Po atë ditë, në orën 17:00, Skënderbeu pret Egnatian dhe Teuta përballet me Partizanin. Një ditë më vonë, Kukësi pret Vllazninë në stadiumin e tij. Derbi i veriut mes dy skuadrave luhet në orën 14:00.

Javën e 28-të e mbyll Derbi i kryeqytetit mes Tiranën dhe Dinamos, që me shumë mundësi do të luhet në Elbasan. Kjo pasi Tirana ka zgjedhur stadiumin “Elbasan Arena” për të pritur ndeshjet e fundit.

Të gjitha këto ndeshje janë të paparashikueshme, ndërsa kampionati sa vjen e bëhet më interesant. Kujtojmë se kanë mbetur dhe 9 javë, para fazës “Final Four”.

Axhenda, java 28 e Superiores, sezoni 2023/24

E shtunë, 16 mars:

Erzeni – Laçi, ora 14:00, “Demrozi Stadium”

Skënderbeu – Egnatia, ora 17:00, “Stadium Skënderbeu”

Teuta – Partizani, ora 17:00, “Niko Dovana”

E diel, 17 mars:

Kukësi – Vllaznia, ora 14:00, Kukës Arena”

Tirana – Dinamo, ora 17:00, “Elbasan Arena”