Java e 26 e Kategorisë Superiore kthen në fushë skuadrat e elitës që të premten e ardhshme me sfidat e programuara të ndara në dy ditë nga FSHF.
Ndeshjet e të premtes nisin me një duel shumë interesant mes Dinamos dhe Laçit në orën 15:00, një provë ku do të shihet nëse kurbinasit kanë forcën të tentojnë në javët e mbetura edhe afrimin me “Final Four”. Më pas, në orën 18:00, do të luhen sfidat Partizani-Bylis dhe Vllaznia-Elbasani, ku sidomos ndeshja e dytë ka rëndësi për katërshen e parë.
Të shtunën, të dy ndeshjet janë planifikuar në orën 17:00, teksa Teuta-Tirana është një finale e mirëfilltë për luftën për mbijetesën, ndërsa Skënderbeu i vendit të fundit pret Egnatian kryesuese.
Java 26
21.02.2025
Dinamo-Laçi ora 15:00
Partizani-Bylis ora 18:00
Vllaznia-Elbasani ora 18:00
22.02.2025
Teuta-Tirana ora 17:00
Skënderbeu – Egnatia ora 17:00