Ndeshjet e javës së 25-të të Kategorisë Superiore do të dhurojnë sfida shumë të forta, pasi ka përballje direkte mes skuadrave të cilat aktualisht janë në katërshen e parë në renditje. Këto sfida mund të rezultojnë vendimtare sa i përket “Final Four”, ku dihet se dy vendet e para kanë avantazhin e renditjes në gjysmëfinale.
Ndeshjet nisin të shtunën në drekë, me përballjen Egnatia-Partizani në Rrogozhinë, teksa paralelisht është Bylisi që pret Elbasanin në sfidën tjetër. Në orën 16:30 të të njëjtës ditë është dueli Dinamo -Vllaznia që dhuron një tjetër sfidë të ethshëm për kreun e renditjes dhe pozicionet në katërshen e parë.
Ndërkohë të dielën luhet fillimisht ndeshja mes Laçit dhe Teutës, që janë rivale direkte për të qëndruar jashtë zonës së ftohtë, si dhe më pas dueli mes dy vendeve të fundit, Tirana-Skënderbeu.
JAVA 25
15.02.2025
Egnatia-Partizani ora 13:30
Bylis-Elbasani ora 13:30
Dinamo-Vllaznia ora 16:30
16.02.2025
Laçi-Teuta ora 13:30
Tirana-Skënderbeu ora 16:30