Jave 30 e Kategorisë Superiore i kthen normalitetin kampionatit, pasi do të zhvillohet plotësisht gjatë fundjavës para pauzës së kombëtareve. Duhet theksuar se ka ndryshime oraresh, për shkak edhe të ndryshimit të orës diellore të dielën e ardhshme.
Ndeshjet nisin të shtunën, kur Vllaznia pret Skënderbeun, ndërsa Egnatia pret Tiranën, në ndeshje që ndikojnë dy anët e tabelës.
Të dielën sfida e parë është dueli direkt për mbijetesë mes Bylisit dhe Laçit në Ballsh. Më pas, është Partizani-Teuta, por sidomos Elbasani-Dinamo, që mund të jetë përcaktuese për garën e “Final Four”.
JAVA 30 / KALENDARI
E shtunë, 15.03.2025
Vllaznia – Skënderbeu ora 18:00
Egnatia – Tirana ora 18:00
E diel, 16.03.2025
Bylis – Laçi ora 15:00
Partizani – Teuta ora 18:00
Elbasani – Dinamo ora 18:00