Java e 24-t e Superiores do të zhvillohet e ndarë në dy ditë, mes të dielës dhe të hënës, për t’i dhënë më shumë kohë skuadrave për përgatitje, pasi në mesjavë kanë edhe Kupën e Shqipërisë ku pjesa më e madhe e tyre janë të përfshira.
Ndeshjet nisin të dielën në orën 17:00, me dy sfida shumë interesante pasi Elbasani pret Egnatian dhe Vllaznia-Bylisin, duke krijuar një ide më të qartë të vijimësisë së dy skuadrave që mbajnë vendet e para në klasifikim.
Më pas, në darkën e të dielës, në orën 20:00, zhvillohet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Ashtu siç ka paralajmëruar plani është që kjo ndeshje të luhet në “Arenën e Demave” dhe jo në “Arenën Kombëtare”.
Ndërkohë, ndeshjet e të hënës do të luhen të dyja në orën 17:00 dhe do të jenë interesante për fundin e tabelës sa i përket përballjes direkte Skënderbeu-Laçi, por edhe zonës së “Final Four” me duelin tjetër Teuta-Dinamo.
JAVA 24
09.02.2025
Elbasani – Egnatia ora 17:00
Vllaznia – Bylis ora 17:00
Partizani – Tirana ora 20:00
10.02.2025
Skënderbeu – Laçi ora 17:00
Teuta – Dinamo ora 17:00