Java e 27-të e Superiores, që përkon edhe me mbylljen e fazës së tretë, do të luhet të shtunën dhe të dielën e ardhshme. Gjithçka do të nisë me Laçi-Vllaznia, që zhvillohet të shtunën në orën 14:00. Kështu nga kjo javë ka ndryshim orari, nga ora 13:30 që ishte më parë.

Në të njëjtën ditë, por në orën 17:00 do të luhet Elbasani-Partizani. E diela sjell të tjera sfida interesante.

Ora 14:00 sheh Bylisin dhe Skënderbeun në përballjen për mbijetesën. Më pas në 17:00 do të jetë Tirana që pret Dinamon në derbin e kryeqytetit. Në të njëjtën kohë, Egnatia sfidon Teutën.

JAVA E 27-TË E SUPERIORES

E shtunë, 1 mars

Laçi – Vllaznia, ora 14:00

Elbasani – Partizani, ora 17:00

E diel, 2 mars

Bylis – Skënderbeu, ora 14:00

Tirana – Dinamo, ora 17:00

Egnatia – Teuta, ora 17:00