Kampionati i “Abissnet Superiore” po behet nga java ne jave gjithnje e me shume interesant. Renditja si ne krye ashtu edhe ne fund mbetet e hapur dhe te gjitha skuadrat jane ne gare per te arritur objektivat e tyre.
Sot eshte mbyllur faza e trete dhe e katerta, njekohesisht e fundit e kampionatit do te luhet mesjaven e ardhshme. Java e 28-te eshte vertete “flake” dhe ne fakt kemi te bejme me nje “Final 4” paradhenie. Kjo sepse Vllaznia do te ndeshet me Partizanin, ndersa Egnatia me Dinamon.
Edhe per fundin e renditjes do te kete ballafaqohen Tirana me Laçin, po ashtu Elbasani me Skenderbeun dhe Bylis me Teuten. Sfida ne te cilen do te jete e perqendruar vemendja e shkodraneve padyshim qe eshte ajo me Partizanin e cila do te luhet te merkuren ne oren 16.30 ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Ja kalendari i plote i ndeshjeve te javes se 28-te:
E merkure, 5 mars
Vllaznia- Partizani ora 16:30
Egnatia- Dinamo City ora 16:30
E enjte, 6 mars
Bylis- Teuta ora 13:30
Tirana- Laçi ?
Elbasani- Skenderbeu ora 16:30