Vllaznia do të luajë ndaj ylisit në kuadër të javës së 15-të të Superiores. Duel që do ta zhvillojnë në transfertë në orën 13:30 dhe shkodranët do të kërkojnë me doemos fitoren për të shpresuar më pas te një hap fals i “Demave” për të marrë kreun e renditjes.

Diferenca me 2 pikë mes Vllaznisë dhe Partizanit, bën që kuqeblutë të shpresojnë për vendin e parë, teksa përballë kanë ekipin e fundit në klasifikim. Në fakt në favor të Vllaznisë është edhe kalendari.

Pas transfertës me Bylisin, shkodranët do të luajnë më pas 3 ndeshje radhazi në Shkodër. Në “Loro Boriçi” do të presin Dinamon më 4 dhjetor, Elbasanin më 8 dhjetor dhe më 14 dhjetor do të duelojnë me Laçin.

Duele këto ku shkodranët do të tentojnë të marrin maksimumin e pikëve për të qenë në vendin e parë në klasifikim. Thomas Brdariç nuk lejon hapa fals aq më tepër kur 3 sfida do të luajnë në shtëpinë e tyre./newsport/