Lionel Mesi ndihmoi Barcelonën në ditën e djeshme të fitonte 0-3 në transfertë ndaj Valadolid. Argjentinasi shënoi një gol, i cili ishte i veçantë për të, pasi ai realizim mjaftoi për të lënë pas një rekord që mbahej nga legjenda braziliani Pele.

Mesi arriti në kuotën e 644 golave me fanellën e Barcelonës, duke u shnëdërruar në lojtarin me më shumë gola të realizuar me fanellën e vetëm një klubi.

Pas sfidës, Mesi nuk mund të mos ishte i lumtur për rekordin special ndërsa nëpërmjet rrejteve sociale theksoi se kur nisi të luante futboll, nuk kishte menduar të thyente rekorde.

“Kur nisa të luaja futboll, kurrë nuk e kisha menduar se do të thyeja rekorde. Aq më tepër atë të Pele. Vetëm mund të falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan përgjatë këtyre viteve, shokët e mi të ekipit, familjen, miqtë dhe të gjithë që më mbështesin në çdo ditë. Përqafime”, ishin fjalët e Mesit. /VipSport/