Kane kaluar 15 minuta nga ndeshja qe po luhet ne stadiumin e qytetit te Laçit ne mes skuadres vendase dhe Vllaznise. Nje periudhe e cila po shoqerohet nga nje loje me e mire e vendasve te cilet gjithsesi nuk kane arritur dot te rrezikojne per asnje moment porten e Sherrit.
Vllaznia e ka nisur ndeshjen me disa ndryshime ne formacion teksa surprize ka qene ndoshta ulja ne stol e Walusimbit dhe po ashtu edhe mosaktivizimi i Krujes. Ne vend te tyre ka preferuar kete here Bardullen e Ristevskin.
Nje formacion i kujdesshem i ndertuar nga trajneri Jonuz per t’u mbrojtur me shume forca dhe per te shfrytezuar kundersulmin e shpejte me ane te Shtubines e Likes.
Laçi- Vllaznia 0-0
Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Ristevksi, Malota, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Bardulla, Shtubina, Lika. Trajner: Mirsad Jonuz
Gjyqtarë: Philip Faruggia, Paul Apap, Ivan Galea (Malte)