Ka qenë i dëshiruar për Apoloninë, edhe në verë, edhe tani. Frika e vetme e fierakëve tani është shkëputja e shkodranit nga fusha, paçka stërvitjes së minimizuar.

Ne kontaktuam me Likën, i cili bën me dije se nuk ka pasur asnjë kontakt me krerët e klubit fierak. “Jam ende lojtar i lirë, në pritje të ofertave, ende i pavendosur. Unë jam profesionist, nuk e lë kurrë stërvitjen, ndaj jam ky që jam.

Kam 3-4 oferta, kryesisht jashtë Shqipërisë, pa dashur ta specifikoj, dhe shumë shpejt do ta marr një vendim. Për Apoloninë, më duhet ta falënderoj për vlerësimin, por është larg kërkesave të mia, ndaj nuk kam preferuar të kontaktoj fare këtë periudhë.

Vllaznia? Asnjë ofertë nuk kam marrë, edhe pse e prisja diçka të tillë”, ka thënë në kontakt telefonik për “Panorama Sport” Gilman Lika.