Ish-mbrojtësi i Interit, Marko Materaci ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për çcështjen më të bujshme të zikaltërve këtë merkato, Lukakun.
“Lamtumira e Lukakut shkakton diskutime. Por është e drejtë që klubi tani të bëjë zgjedhje të tjera. Në atë repart kanë marrë një lojtar të një profili shumë të lartë si Turam. Ai e donte shumë Interin, pavarësisht interesimit të klubeve të tjera të mëdha, ndoshta sepse ai kujtoi se sa shumë e donin zikaltërit edhe dy vjet më parë, para dëmtimit.
Secili është përgjegjës për veprimet e veta. Kushdo që i di gjërat, e di që Interi bëri gjithçka tre herë me Lukakun. E para, kur e donin duke e marrë nga Junajtid. E dyta, duke e mirëpritur atë pas një viti tek Çelsi. Dhe e treta, duke i treguar se dëshiron ta blejë përsëri.
Unë kam qenë gjithmonë një fans i madh i Lukakut, dua që ai të sqarojë të gjithë situatën dhe të sillet si Onana, si një zotëri, duke fituar respekt. Do të doja që Lukaku të fliste me zemër të hapur atë që ndjen, kështu që shumë keqkuptime do të shmangeshin. E di se sa kujdesej ai për Interin, por gjithashtu e di se sa interesohej Interi për të”, deklaroi Materaci.