Ferencvaroshit Myrto Uzuni shpreson që të hiqet bojkoti i Kategorisë Superiore dhe 4 kërkesat e ndryshimeve ligjore për sportin të plotësohen sa më shpejt.
Në një lidhje direkte me emisionin “Wake Up” në “Top Channel”, anësori i kombëtares sonë u shpreh se është i ndjeshëm për kolegët e tij në Shqipëri teksa pranoi se ka miq që luajnë dhe detyrohen të mbështesin financiarisht familjet e tyre.
“Kombëtarja – Për sa i përket Kombëtares, ekipet e tjera kanë kualitet. Normalisht, mungon një pjesë e mirë e lojtarëve, të cilët janë të dëmtuar. Ndaj Kazakistanit uroj që të fitojmë sepse është mundësia.
Të rinjtë që kanë ardhur janë me kualitet, uroj që të përshtaten sa më shpejt me ekipin, kushdo që vjen në ekipin kombëtar është akoma më i frymëzuar.
Bojkoti – Me thënë të drejtën në Shqipëri është dyfish e vështirë kur luan. Unë kam kolegët shqiptarë që mbajnë familjarët me bukë. Shpresoj që qeveria t’i plotësojë kushtet sepse futbolli është pjesë e jetës sonë. Nuk e di a është e drejtë apo jo, por shpresoj që të zgjidhet sa më shpejt sepse do t’u duhet brezave të rinj që të ecin përpara”, deklaroi 25-vjeçari Myrto Uzuni.