Apolonia ka një ndeshje delikate me Vllazninë, ndërsa në konferencën për shtyp para ndeshjes ka folur si zakonisht trajneri italian Fabrizio Kamarata, i cili ka theksuar se nuk ka lojtarë që janë pezulluar. Madje, janë thjesht zgjedhje taktike, sepse kërkon shumë nga të gjithë për vetë pozitat që ndodhet skuadra.

Në prononcimin që ka dhënë për “Rtshsport”, Kamarata kapohuar se: “Nuk është pezulluar askush kam pasur nevojë për lojtarë të tjerë dhe kam bërë lëvizje. Lojtarët që nuk impenjohen ashti si dua unë, unë nuk i preferojë”.

“Sa kemi matematikën që na lejon të shpresojmë, ne do të japim maksimumin për të mbijetuar. Do të shohim dhe do të përpiqemi që të japim më të mirën në çdo ndeshje, në mënyrë që të grumbullojmë sa më shumë pikë deri në fund”, – tha trajneri italian i Apolonisë, Fabricio Kamarata.

“Vllazninë e njoh, janë ekip shumë solid dhe ne po përgatitemi që në atë sfidë të japim më të mirën tonë. Unë në çdo ndeshje e përgatis skuadrën që ta fitojmë ndeshjen, janë vetë nevojat për pikë që na kushtëzojnë, që në çdo fushë të japim më të mirën tonë”, – tha trajneri Kamarata./vipsport/