Trajneri Hasan Lika e ka përzgjedhur në listën e 25 lojtarëve të ekipit të parë për sezonin e ri. Mungesa e hapësirave për të luajtur aty, ka bërë që sulmuesi 19 vjeçar të mos hezitojë të kalojë tek ekipi “B” dhe në fakt po e bën mirë detyrën e tij.

E kemi fjalën për Kamelio Palushanin. Pasditen e djeshme ai ka shënuar të dy golat e “Vllaznia B” në ndeshjen ndaj Sopotit duke ndihmuar ekipin shkodran në arritjen e fitores së parë në këtë kampionat.

Sulmuesi shtatëshkurtër jo vetëm dy ka shënuar të dy golat, por ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për mbrojtjen kundërshtare me lirshmërinë e tij në veprime, me depërtimet e tij në krahë por edhe në qendër.

Paraqitja të tillë të mira padyshim që janë një “bonus” për karrierën e tij të ardhshme. Ai ka firmosur pranverën që shkoi një kontratë afatgjatë me Vllazninë sepse drejtuesit e saj besojnë në aftësitë e këtij lojtari.

Jo më kot, ka qenë shënuesi i shumë golave çdo sezon kur ka luajtur me Akademinë.
© shkodrasport.com