Trajneri që ka shpallur Spanjën kampione të botës në vitin 2010, është rikthyer të flaës për futbollin teksa i pyetur për Nejmar, ka sqaruar se ai nuk është një shembull i mirë edhe pse është një lojtar i shkëlqyer.
“Për mua, Nejmar nuk është një shembull i mirë. Por, duhet ta theksoj se ai është një lojtar shumë i mirë. Ai është në pesë më të mirët e botës për mua. Po, në fushë ai kërkon të mashtrojë dhe shtiret shumë”, u shpreh Del Boske.
Kjo nuk është hera e parë që braziliani kritikohet për stilin e tij në fushë, ndërsa shpeshherë theksohet fakti se Nejmar di të aktrojë në momentet kur sulmohet nga kundërshtarët. /VipSport/