Kampionatet e Ligës Amatore kanë vijuar edhe fundjavën që lamë pas, ndonëse për shkak të kushteve atmosferike jo të gjitha ndeshjet janë zhvilluar. Klubi i Futbollit Vllaznia ka bërë publik edhe rezultatet e ekipeve të Akademisë së tij ku thuhet:
“Këtë fundjavë, në fushë kanë qenë vetëm tre ekipe të Akademisë Vllaznia të cilët kanë arritur dy fitore dhe një humbje. Kështu, Vllaznia U15-A që drejtohet nga trajnerët Astrit Prençi e Ylad Pirani, ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj Atletik Klub Shkodra.
Golat për ekipin tonë janë shënuar nga Albion Kurbasha (2), Rei Boshti dhe Sergi Kopliku. Ndërkohë Vllaznia U13-A që drejtohet nga Altin Xhahysa, ka fituar 4-2 me ekipin Shkodra.
Golat për kuqeblutë janë shënuar nga Riad Fangaj, Flavio Fusha, Desard Spahija dhe Ermal Sylja. Ndërkohë ekipi U12 që merr pjesë në kampionat si U13-B dhe që drejtohet nga trajner Nefail Zhejani, është mundur me rezultatin 0-4 nga Atletik Klub”.