Në javën e parë të shtatorit do të nisin edhe kampionatet kombëtare në futboll për moshat. Saktësisht kampionatet për grupmoshat U-17 dhe U-19 do të nisin më 2 shtator dhe tashmë ekipet janë në pritje të mësimit të ekipeve kundërshtare.
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që sivjet t’I nisë këto kampionate pak më herët sesa vitet e kaluara dhe në fakt, kjo është diçka shumë pozitive.
Ekipet e Akademisë Vllaznia ka gati një muaj që kanë nisur përgatitjet dhe tashmë thuajse u kanë dhënë fund atyre duke menduar për nisjen e sezonit të ri.
Objektivi është I qartë për të bërë një tjetër sezon shumë të suksesshëm pas atij të kaluarit ku siç dihet 19 vjeçarët u shpallën kampionë të Shqipërisë ndërsa 17 vjeçarët nënkampionë.
Sa I takon përbërjeve, natyrisht që këto ekipe kanë pësuar ndryshime për shkak të rritjes së moshës së lojtarëve ndërkohë që ka patur ndryshime edhe në stafin e ekipit U-17.
Vendin e Nefail Zhejanit që e ka drejtuar sezonin e kaluaç dr, tashmë e ka zënë Brikeno Bizi. Ndërkohë tek ekipi U-19 trajner do të jetë përsëri Luan Zmijani.
Nisja e kampionatit kaq shpejt ka qenë diçka shumë pozitive për ekipin e të rinjve të Vllaznisë I cili siç dihet është duke u bërë gati për pjesmarrjen në Ligën e Kampioneve të Europës dhe zhvillimi I disa ndeshjeve në kampionat do t’I shërbejë stafit teknik për kolaudimin e ekipit përpara këtyre ndeshjeve shumë të rëndësishme.
Ato janë kampionët në fuqi të Shqipërisë dhe do të tentojnë të bëjnë një paraqitje sa të mirë në këtë kompeticion.
© shkodrasport.com