Kampionati 5×5 po merr një zhvillim shumë interesant në Shkodër. Këtë javë është luajtur edhe raundi i katërt i këtij kompeticioni ku Air Albania mori fitoren e rradhës në shifrat 1-5 kundër Vllaznimit dhe kryeson me 12 pikë.
Po ashtu ekipi i Panthers ka fituar në shifrat 9-5 kundër Olimpik 1 Maji. Ndërkohë skuadra e Manchester United ka humbur në tavolinë në shifrat 3-0 përballë ekipit Shqiponja për shkak të aktivizimit të një futbollisti të pafederuar.
Rezultati i sakte i kesaj ndeshje ka qene 5-0 ne favorin e “Manchester United” por gabimi i bere nga ky ekip ne aktivizimin e nje lojtari te pafederuar, i ka dhene fitoren ekipit kundershtar.
Don Bosko gjithashtu ka triumfuar kundër Gurit të Zi me rezultatin 8-6. Kampionati 5×5 po zhvillohet tejet interesant në Shkodër ku thuajse çdo javë ka rezultate të papritura dhe ndryshime në tabelën e renditjes. Më poshtë keni edhe renditjen e këtij kampionati pas javës së 4-ët./ENDRI ÇINARI/
Renditja :
1. Air Albania 12 pike
2. Don Bosko 9
3. Panters 6
4. Manchester 6
5. Shqiponjat 6
6. Gur i Zi 3
7. Olimpik 3
8. Vllaznimi 3