Kampionati 5×5 ka filluar te marre emocionet e veta tashme me ndeshjet qe po luhen dhe pas javes se dyte te tij, kane nisur te pervijohen edhe ekipet me te mira.

Njekohesisht edhe golashenuesit me te mire te kampionatit qe do te luftojne per titullin simbol te “Kepuces se Arte” te ketij kampionati.

Pas javes se dyte, “Shkodra Sport” ju ben te ditur se ne krye te listes se golashenuesve me te mire eshte ngjitur Xhoni Tinaj i ekipit Don Bosko i cili pas 4 golave ne javen e pare, ka shenuar 3 ne te dyten dhe tashme ka 7 gola.

Tinaj ne fakt nuk eshte nje emer i panjohur. 19 vjeçari deri para dy vitesh ka qene pjese e Akademise Vllaznia ndersa tashme thjesht vazhdon pasionin e tij duke luajtur me ekipin e Don Boskos ne kampionatin 5×5.

Ne te njejten kuote golash eshte edhe Blerim Gavoçi i ekipit “Olimpik 1 Maji” i cili kete jave shenoi 2 gola. Ne vend te trete dhe te katert me te njejten kuote golash, nga 5 jane Alsed Abdija i ekipit Guri i Zi dhe Irlind Zaja i ekipit “MFC Panthers”.

Peseshen e golashenuesve me te mire e ploteson futbollisti Xhulio Gjoni i ekipit Vllaznimi i cili tashme eshte ne kuoten e 4 golave./SHKODRA-SPORT.COM/

RENDITJA E GOLASHENUESVE PAS JAVES SE 2-TE

1. XHONI TINAJ (DON BOSKO) 7 gola

2. BLERIM GAVOÇI (OLIMPIK 1 MAJI) 7 gola

3. ALSED ABDIJA (GURI I ZI) 5 GOLA

4. IRLIND ZAJA (MFC PANTHERS) 3 gola

5. XHULIO GJONI (VLLAZNIMI) 4 gola