Kampionati Ballkanik i boksit qe po zhvillohet ne Zagreb te Kroacise ka nisur ne menyren e duhur per boksieret e kombetares shqiptare. Ne ndeshjet e dites se pare, ata kane arritur te fitojne 3 ndeshje dhe te humbin vetem nje.
Keshtu ne peshen 60 kg Krenar Zeneli ka fituar ndaj boksierit kroat Mamiç, ndersa ne peshen 64 kg Rexhildo Zeneli ka fituar perballe boksierit slloven Jovanoviç.
Ne peshen 69 kg Denis Nurja ka fituar ndaj sllovenit Sircelj dhe e vetmja humbje per boksieret tane ka qene ajo e shkodranit Arjon Kajoshi ndaj kosovarit Pireva. Kajoshi nuk ka qene ne nje dite te mire dhe si rrjedhoje nuk ka arritur dot te tregoje vlerat e tij duke mos shkuar me tej.
Nderkohe sot ne oren 13.00 do te nisin ndeshjet e dites se dyte te Kampionatit Ballkanik. Krenar Zeneli do kete perballe nje boksier nga Sllovenia. Denis Nurja do kete perballe nje boksier nga Serbia, Alban Beqiri boksierin nga Sllovenia dhe po ashtu edhe Indrit Laçi nje boksier nga Sllovenia.
Ne rast fitoreje sot, keta boksiere i afrohen shume zones se medaljeve dhe padyshim qe kjo do te ishte nje arritje per boksin shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/