Akil Gjakova ka arritur të marrë medaljen e arit në Kampionatin Evropian U-23. Xhudisti shqiptar vazhdoi formën e mirë të shfaqur këtë vit, duke u shpallur kampion i evropianit që po mbahet në Gior të Hungarisë.
Gjakova në finale të kategorisë deri në 73 kilogramë, mposhti me Ippon Rufat Mamadov të Azerbajxhanit.
Paraprakisht, Akili kishte shënuar edhe katër fitore të tjera, ndërsa në raundin e parë e kaloi pa “luftë”.