Një ndër ri8sitqë më të rëndësishme të futbollit europian dhe jo vetëm, është padyshim futja e sistemit “VAR” që ka nisur të japë efekt në disa kampionate të ndryshme.

Pasi kishte sukses në Itali, Gjermani e Kupën e Botës, këtë sezon, për herë të parë u vu edhe në kampionatin spanjoll.

Mesa duket, edhe Greqia është tunduar nga ky sistem duke qenë se eviton shumë polemika që lidhen me ndeshjet dhe i vjen shumë në ndihmë arbitrave.

Federata Greke e Futbollit ka hapur një tender në lidhje me sistemin “VAR” dhe kërkuar nga t6ë gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin projektet e tyre.

Aktualisht, janë dorëzuar dy projekte që arrijnë mbi 10 milionë euro e ditët në vijim, ekspertët grekë do të studiojnë ato projekte që janë dorëzuar.

Nëse fituesi zgjidhet shpejtë, kusht do të jetë që sistemi “VAR” të vihet në përdorim që në sezonin 2019-20′./telesport/