Pasditen e nesërme do të startojë në Shkodër kampionati kombëtar i atletikës për të rritur. Ky kampionat do të zgjasë dy ditë dhe gjithçka do të mbyllet ditën e dielë pasdite kur do të zhvillohet edhe ceremonia e dorëzimit të kupës për më të mirët.

Starti i ditës së parë do të jetë në orën 17.00 të së shtunës dhe këtë ditë do të ketë disa gara interesante që do të zhvillohen, duke filluar nga ajo e 100 metrave, po ashtu, e 400 m, e kërcimit së gjati etj.

Në këtë mënyrë, dita e nesërme është e gjitha për t’u ndjekur sepse në pedanën e stadiumit “Loro Boriçi” do të zbresin dhe atletë si Izmir Smajlaj e Franko Burraj që do të tentojnë edhe thyerjen e rekordeve kombëtare.

Sakaq, me interes është përfundimi i të gjithë aktivitetit dhe në fund shpallja e ekipit më të mirë ku Vllaznia synon titullin e 11-të kampion rradhazi.

Më poshtë keni edhe kalendarin e të gjitha garave që do të zhvillohen në dy ditët e këtij kampionati: