Ada kampione në fuqi dhe kryesuese edhe e këtij kampionati, do të luajë këtë javë në Shkodër teksa ka për të zhvilluar derbin tjetër, atë me ekipin The Door. Ndeshja do të luhet ditën e shtunë në orën 10.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”. Nuk pritet ndonjë rezultat suprizë me përjashtim të një fitore të vajzave velipojake të cilat thuajse e kanë siguruar titullin kampione të dimrit.Ndërkohë skuadra e vendit të dytë- Juban Danja do ta luajë ndeshjen e saj të kësaj jave ditën e dielë. Kundërshtari i saj do të jetë ekipi i Kamzës dhe ndeshja do të luhet në orën 12.00 në kompleksin e ekipeve kombëtare të Kamzës. Diferencat mes ekipeve janë të mëdha dhe me siguri që në këtë ndeshje kemi për të pasur një fitore me shumë gola të vajzave nga Jubani. Në rradhët e kësaj skuadre është edhe golashënuesja më e mirë e kampionatit deri tani Advije Veliu e cila deri tani ka shënuar 7 gola, po aq sa edhe futbollistja e ekipit The Door Elmedina Shega. Përveç këtyre ndeshjeve, në kuadrin e javës së gjashtë të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave, luhen edhe takimet e tjera Shkëndia D- Tirana As dhe Kinostudio- Dardania. Pas javës së pestë, udhëheq renditjen Ada me 13 pikë, e ndjekur nga Juban Danja me 11 pikë.
www.shkodrasport.com