Ditën e nesërme do të zhvillohen ndeshjet e javës së dytë të fazës së dytë të kampionatit kombëtar të futbollit të femraveAda kryesuese do luajë edhe këtë javë në transfertë. Nëse të shtunëne e kaluar ajo luajti në Kamëz ndaj Kinostudios dhe fitoi me rezultatin 3-1, këtë herë ajo do udhëtojë drejt Durrësit për t’u ndeshur me Shkëndinë vendase, ndeshje që do të luhet në orën 13.00. Skuadra velipojake vjen në këtë takim “e dërrmuar” ngaqë ditët e fundit ka zhvilluar plot 6 takime në 6 ditë rresht megjithatë për të pritet që të mos ketë ndonjë pengesë të pakëndshme për ndeshjen e nesërme dhe të arrijë një tjetër fitore në kampionat. Skuadra e vendit të dytë ndërkohë, Juban Danja ndeshjen e saj të rradhës në Shkodër teksa do ketë derbin me ekipin “The Door”. Natyrisht që mes dy skuadrave ka diferenca të mëdha dhe pritet që Juban Danja të fitojë pa problem këtë takim dhe të vazhdojë të ruajë hapin e kryesueses së kampionatit. Dy ndeshjet e tjera të javës së dytë, Kamza- Dardania dhe Tirana AS- Kinostudio pritet të mos zhvillohen sepse tre nga këto skuadra duket se kanë deklaruar tërheqjen nga kampionati. Në këtë mënyrë, tashmë me shumë siguri nuk ka më kampionat të rregullt, thjesht do pritet përfundimi i javës së shtatë për të dhënë kupën e skuadrës kampione. Por në fakt, kjo skuadër do përcaktohet në ballafaqimin e pas dy javëve në Shkodër në mes ekipeve Juban Danja dhe Ada.
www.shkodrasport.com