Po i vjen fundi edhe kampionatit të katërt të futbollit të femrave në vendin tonë. I zhvilluar edhe sivjet me tetë femra sigurisht që ai u shoqërua nga një problematikë jo e vogël megjithatë të dielën do të kemi një skuadër kampione. Themi të dielën sepse në fakt atë ditë do të zhvillohet ndeshja e fundit e kampionatit në mes ekipit kryesues Adës së Velipojës dhe Dardanisë së Tiranës. Shtyrja per te dielen ka ardhur pas nje kerkese te drejtuesve te Ades te cilet ne pamundesi per ta shtyre ndeshjen e ekipit te meshkujve ne Gramsh, kane shtyre kete te femrave. Tre ndeshjet e tjera do të zhvillohen ditën e shtunë. Kinostudio do të presë në Tiranë ekipin e Juban Danjës, Shkëndia e Durrësit do të presë The Doorin ndërsa ndeshja e tretë, ajo Kamza- Tirana As nuk do të zhvillohet pasi siç dihet kjo e fundit është tërhequr nga kampionati. Në prag të ndeshjeve të kësaj jave, Ada kryeson renditjen me 35 pikë e ndjekur nga Juban Danja me 33. Fakti që kryesuesit aktualë kanë një ndeshje të lehtë, atë me Dardaninë, do të thotë se titulli kampion është thuajse çështje e mbyllur tashmë dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Drejtuesit e Adës janë duke menduar që këtë ndeshje ta zhvillojnë në stadiumin “Loro Boriçi” dhe prandaj pritet që kjo gjë të zyrtarizohet. Triumfi i Adës do ishte historik sepse do ishte titulli i tretë në katër kampionatet kombëtare të futbollit të femrave në Shqipëri.
2009-10 Tirana AS
2010-11 ADA Velipojë
2011-12 ADA Velipojë
2012-13 ADA Velipojë
(www.shkodrasport.com)
FAQJA E PARE FUTBOLL FUTBOLLI I FEMRAVE Kampionati i katërt i futbollit të femrave mbyllet të dielën