Lajme të mira për amatorët e sportit të boksit. Kampionati kombëtar I të rriturve për vitin 2017 do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës. Kështu ka vendosur Federata përkatëse. Ky kampionat do të zhvillohet në javën e fundit të muajit shtator dhe në të do të marrin pjesë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë.

Ekipi I Vllaznisë ka ditë që ka nisur përgatitjet për këtë kampionat sepse objektivi është I qartë: fitimi I titullit kampion. Për tre javë me rradhë boksierët shkodranë kanë qenë të grumbulluar në Zogaj ndërsa tani stërvitjet po I zhvillojnë në palestrën e tyre. Natyrisht që objektivi është I qartë: fitimi I titullit kampion. Ky do të ishte titulli I 21-të për të. Vllaznia në boks po shkruan historinë e këtij sporti dhe njëkohësisht është një nga krenaritë e Shkodrës. Natyrisht që zhvillimi I këtij kampionati në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” pritet të ndiqet me interes edhe nga tifozët shkodranë të cilët do të mbështesin boksierët kuqeblu drejt suksesit të tyre të rradhës.
© shkodrasport.com