Presidenti i skuadrës së basketbollit për meshkuj të Vllaznisë, Alban Xhaferri ka prezantuar sot para skuadrës trajnerin e ri, Afrim Bilali.

Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, klubi shkodran tregon edhe objektivat sezonalë. Kërkohet të fitohet gjithçka, ndërsa mbështetja financiare s’do të mungojë për lojtarët e koshit kuqeblu. Në lajmërimin për mediet thuhej:

“Presidenti Alban Xhaferi ka prezantuar paraditen e sotme para ekipit, trajnerin e ri te kuqebluve te koshit, Afrim Bilali.

Presidenti Xhaferi u shpreh i kenaqur per arritjen e marreveshjes me trajnerin Bilali dhe optimist per nje sezon te suksesshem, si edhe per fitimin e titullit te 10-te kampion.

Nderkohe, ne te njejten linje ishte edhe trajneri Bilali, qe u shpreh se objektivi i Vllaznise do jete fitimi i Kampionatit, Kupes dhe Superkupes se Shqiperise.

Stervitja per ekipin kuqeblu do te nis me 7 shtator”./newsport/