Këtë sezon shumë kampionate të mëdha janë thuajse të mbyllura, teksa diferenca mes ekipit të parë, dhe skuadrave që e ndjekin është shumë e madhe. Vetëm Seria A është një ndër kampionatet më të luftuara, teksa në garë për titullin janë 5 skuadra. Por çudia vjen nga Anglia, teksa në Kategorinë e gjashtë, siç njihet ndryshe “National League South”, është e ndarë në dy grupe me nga 10 skuadra. Diferenca mes ekipit të parë dhe të fundit pas 22 javësh është vetëm 6 pikë.

5 ekipe janë në krye të renditjes me 39 pikë, ndërkohë që për të zbuluar skuadrën kampione, dhe ekipin e fundit duhet të pritet deri në sekondat e fundit. Vetëm dy ekipe mund të ngjiten në një Kategori më lart. /vipsport/