Dita e nesërme do jetë e ngjeshur për ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia. Pas femrave, do të nisë tashmë edhe kampionati kombëtar i meshkujve. Bëhet fjalë për të rriturit të cilët në këtë mënyrë nesër do luajnë ndeshjen e tyre të parë për këtë kampionat. Në orën 16.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” djemtë e trajnerit Artan Kalaja do të përballen me ekipin e Erzenit të Shijakut. Ky i fundit është rikthyer të marrë pjesë sërish sivjet në kampionat, madje me riorganizimin që ka bërë, pretendon të jetë ndër ekipet më të mira të vendit.
Por ndërkohë para ndeshjes së djemve, do të luhet ajo e vajzave të Vllaznisë, me saktesisht ne oren 14.00 të cilat do presin po në Shkodër ekipin e Minatorit të Rrëshenit. Për femrat kjo është java e dytë e kampionatit teksa në të parën Vllaznia është mundur në Durrës nga Teuta me rezultatin 0-3. Drejtuesit e dy ekipeve shkodrane shpresojnë tek suksesi në ndeshjet e rradhës, natyrisht duke shpresuar edhe tek një mbështetje e madhe e sportdashësve shkodranë nga shkallët e pallatit të sportit.
www.shkodrasport.com