Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj do të nisë të martën që vjen. Ndeshjet e javës së parë kanë vënë përballë njëra- tjetrën Tiranën dhe Vllaznisë, dy prej ekipeve pretendente të këtij sezoni.

Takimi në mes tyre do të luhet në orën 20.00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit dhe kuptohet që si vendasit ashtu edhe shkodranët do të synojnë fitoren për ta nisur mbarë kampionatin.

Këto dy ekipe sëbashku me Teutën konsiderohen pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri. Të tre ata kanë bërë investime duke u përforcuar me lojtarë cilësorë dhe për këtë arsye, gara pritet të jetë shumë e fortë.

Sfida e së martës do të jetë në rradhë të parë edhe një matje force në mes bardhebluve të Erkand Karajt dhe kuqebluve të Nikola Bulatoviç.

Vllaznia ka marrë plot 5 lojtarë të huaj gjatë periudhës së merkatos dhe bashkë edhe me kontigjentin e lojtarëve shkodranë që janë pjesë e saj, do të synojnë deri në fund fitimin e titullit të 10-të kampion./SHKODRA-SPORT.COM/