E kishte paralajmëruar prej ditësh dhe tashmë Idriz Batha e bën realitet: largohet nga Partizani, por edhe nga Superiorja, sepse pritet të firmosë me Shkëndijën e Tetovës.

Mesfushori i njohur pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare me kuqezinjtë, raporton Supersport.

Shkëndija po kërkon të kompletojë ekipin për kupat e Europës, aq më shumë që është larguar ylli i skuadrës Ferhan Hasani, ndaj Batha do të ishte një përforcim shumë cilësor.

Skuadra tetovare deri më tani ka rinovuar me Alimin, Musliun, Eminin, Todorovskin e Muratin.

Batha, tashmë 26 vjeç, ka qenë lojtar kyç te Partizani në 4 sezonet e fundit, ndaj do të ishte një goditje shumë e rëndësishme për Shkëndijën.