Ditën e sotme janë përcaktuar edhe ekipet që do luajnë në finalet e kampionatit U-19 në vendin tonë. Ato do jenë Flamurtari dhe Vllaznia .
Të dy ekipet e siguruan finalen e madhe të kampionatit pas lotarisë së penalltive pasi ndeshjet e tyre i mbyllën me rezultatin 0-0.
Vllaznia kishte përballë në gjysmëfinale Teuten ku pavarësisht një 90 minutëshi të luftuar rezultati mbeti 0-0 deri në fund.
Kuqeblutë fituan 3-2 nga penalltitë dhe tashmë synojnë trofeun e dytë pas kupës së Shqipërisë.
Protagonist ka qene portieri Qarri me pritjet e tij duke bere qe Vllaznia U-19 te shkoje ne finale. Por duhet thene se ne kete ndeshje, ekipi shkodran ka patur jo pak kontestime per arbitrimin.
Flamurtari po ashtu barazoi 0-0 kundër Partizanit, por vlonjatët u treguan më të saktë në serinë e penalltive ku fituan 5-4 dhe siguruan finalen e madhe të kampionatit.
https://www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2018/05/img_7434.mov