Sfida shumë përcaktuese e kampionatit kombëtar të 19 vjeçarëve, ajo në mes Shkëndisë dhe Vllaznisë që po luhet aktualisht në Kamëz, ka mbyllur tashmë pjesën e parë të saj.
Një pjesë e fituar me meritë nga kuqeblutë e trajnerit Luan Zmijani me rezultatin 1-0.
Ka qenë pikërisht minuta e fundit e kësaj pjese, momenti kur mesfushori Alfons Kulla ka shënuar golin shumë përcaktues.
Kujtojmë këtu se Shkëndia jo vetëm luan në fushën e saj por edhe kryeson kampionatin ndërkohë që Vllaznia është në ndjekje të saj me një pikë më pak.
Nëse arrin ta fitojë këtë takim, ekipi shkodran do të hedhë një hap të rëndësishëm, kalimin në play-off.
Gjithsesi duhet të presim edhe 45 minutat e dyta për të mësuar rezultatin përfundimtar të këtij takimi shumë të rëndësishëm.
© shkodrasport.com