Po luhet në këto momente në fushën sportive “Reshit Rusi” ndeshje e kampionatit U-17 në mes Vllaznisë dhe Brians.

Pjesa e parë është mbyllur tashmë dhe kuqeblutë udhëheqin me shifrat 1-0. Goli i vetëm i deritanishëm është shënuar shumë shpejt.

Në minutën e 11-të ka qenë Sufaj ai që ka kaluar në avantazh kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi.

Kuptohet që në pjesën e dytë ata do të tentojnë jo vetëm të ruajnë këtë avantazh por edhe ta thellojnë atë për të siguruar një fitore të pastër.

Vllaznia U17 nuk e nisi mirë kampionatin teksa humbi në ndeshjen e parë në Shkodër 3-4 ndaj Shkëndisë ndërkohë që në javën e dytë fitoi 4-0 në Tiranë ndaj Internacional.

Në rast fitoreje sot, ajo do të ngjitet në kuotën e 6 pikëve dhe do të renditet në vendet e para të klasifikimit.
© shkodrasport.com