Vllaznia e femrave ka mberritur prej dy ditesh ne Poloni, aty ku po i jep doren e fundit pergatitjeve per ndeshjen e se premtes ndaj Ferencvarosh.

“Shkodra Sport” meson se vajzat kuqeblu kane zhvilluar pasditen e se martes seancen e pare stervitore ne kete vend nderkohe qe do te kene edhe dy seanca te tjera, sot dhe neser.

Pas disa peripecive me futbollistet kosovare që u bllokuan në kufirin serb, ata gjithsesi u bashkuan me ekipin por me vonesë megjithatë e rëndësishme është që ata tashmë janë në dispozicion të stafit teknik.

Pasditen e së martës ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Poloni dhe do të zhvillojë edhe dy të tjera deri të premten, ditë kur do të luhet ndeshja ndaj Ferencvarosh.

Presidenti Matija dhe trajneri Leka para nisjes për në Poloni janë shprehur entuziast për kalimin e turit, megjithatë çdo gjë do ta vendosë fusha e lojës. Gjendja e lojtareve duket shume e mire dhe ne rradhet e tyre ka optimizem per ta kaluar me sukses kampionen e Hungarise./SHKODRA-SPORT.COM/