Luftëtari i arteve marciale, Konor Mekgregor është shfaqur së fundmi nën shoqërinë e këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora. Ata kanë qenë së bashku në një ceremoni të organizuar në “Royal Albert Hall”, teksa së bashku me ta ka qenë edhe Luis Hemilton dhe Irina Shejk.
Fotot e fundit të publikuar së fundmi kanë shtuar zërat për një lidhje të mundshme të Mekgregor me këngëtaren shqiptare, pasi ata janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin. Rita ka shkuar më larg, teksa në një nga fotot shkruan se bëhet fjalë për një takim, edhe pse në fakt irlandezi është i lidhur prej vitesh.