Kylian Mbappe përfundon shpesh në qendër të vëmendjes dhe jo gjithmonë për mirë.

Kohët e fundit, sulmuesi i Paris Saint-Germain ka bërë më shumë se një gabim, duke përfunduar në shënjestrën e kritikave.

Në ndeshjen kundër Bordeaux ka injoruar Cavani-n, i cili ka qenë i lirë, për të provuar një goditje të komplikuar me finte, me topin që ka përfunduar jashtë.

Më pas, kur trajneri Tuchel e ka zëvendësuar në minutën e 67-të të ndeshjes kundër Montpellier, kanë shpërthyer polemikat:

“Nuk është tenis, nuk ke respekt”, ka qenë komenti i trajnerit për reagimin e lojtarit.

Aq sa ka mjaftuar për të shtyrë Christophe Dugarry, kampion bote me Francën në 1998-ën, që ta kritikojë ashpër:

“Po të kisha qenë në vend të Cavani-t, një 32-vjeçar me 200 gola për PSG-në, do ta kisha pritur në dhomat e zhveshjes dhe do t’i kisha goditur me kokë”, ka thënë Dugarry për RMC./telemedia/