Shoku i skuadrës së Lionel Messit tek kombëtarja e Argjëntinës, Papu Gomez, i cili ishte pjesë e ekipit latin në triumfin në Kupën e Botës 2022 në Katar, është përjashtuar për doping.

35-vjeçari luajti dy ndeshje gjatë Kupës së Botës. Në humbjen 2-1 ndaj Arabisë Saudite dhe në fitoren 2-1 në raundin e 1/16 ndaj Australisë. Ai nuk arriti të ishte pjesë e ekipit në gjysmëfinalen ndaj Kroacisë për shkak të një dëmtimi.

Që nga ajo kohë, sulmuesi anësor nuk është paraqitur më për ‘Albiceleste’ që kur u largua nga Sevilla këtë verë. Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka postuar në Twitter se Gomez që aktualisht luan tek Monza në Serie A është pezulluar për dy vjet për shkak të dopingut.

“Fituesi i Kupës së Botës Papu Gomez është përjashtuar për dopin, raporton @relevo. Përjashtim 2-vjeçar për argjentinasin që së fundmi nënshkroi me skuadrën italiane Monza si agjent i lirë pas ndërprerjes së kontratës me Sevillan”, shkruan Fabrizio Romano./newsport/