LIN SHLLAKU Shqiptari i vetëm qe thirri Sheni ne përfaqësuese Evropës
(Perse nuk shkoi i pa fati)
Humbja e një futbollisti të kaq madh krijon gjithmonë boshllëk. Humbja një kapiteni legjende, e një njeriu që përket historisë të dhe një miku te pa harruar krijon një zbrazësi qe nuk përmbushet por qe shpërthen ne kujtime te dhimbshme.
Lin Shllaku lindi me 12 korrik 1938 në Shkodër ( Ishte djali i Kole Shllakut nga Palajt e Shllakut dhe nipi i Pjeter Nikes nga Megulla e Pultit)
Udhën e futbollit ka nisur ne Shkodër që kur ishte fëmijë ku ne shkollën 11 janari e evidentoi si talent mësuesi shembullor Feti Dizdari, i cili ja pati rekomanduar specialistit te mirënjohur ish goladorit te gardës se vjetë shkodrane Ernest Helepianit. Pas përfundimit te 7 –vjeçares duke pare talentin e tij çunakun e ftoi ekipi i “Fermentimit” te duhanit, duke qenë se premtonte me shume prej aty kaloj tek “Spartaku “ i Shkodrës. Ne vitin 1953 kur ishte 16 vjeç tekniku Helepiani e beri pjese te ekipit te rive, ndërsa me 1954 kaloi tek “Puna” e Shkodres.
Ai ishte i njohur edhe për të shtëna e fuqishme nga distanca dhe fare pak lojtarë, ishin në gjendje për të replikuar me kalime e gjata dhe të fuqishme të tij Edhe pse ishte në thelb një punëtor, inteligjent, kreativ me aftësi dhe disipline te rrebët teknike, ai shquhej edhe ne aspektin mbrojtës dhe ofensiv të lojës. Shllaku zë vend qendrore mes kapitenëve te kobtares shqiptare te gjitha kohërave. Ne pranvere te vitit 1968 ne një ndeshje miqësore te luajtur mes kombëtares Anglisë dhe Evropës, trajner i ekipit te Evropës Helmut Shen e ftoi ne përfaqësuesen Evropës legjionari kuq e zi Lin Shllaku te cilin vete lavdiploti pas disfatës se Tirane e pati quajtur Kapiteni i madh. Për procedura burokratike- idelogjike bajate te kohës shqiptari vetëm që ju be një nderë i tille nuk mori dot pjesë. Pasi la futbollin e luajtur ka ushtruar funksionin zv/ Trajnerit te “ Partizanit” 1972-1973 ne vitet 1973-1974 ka drejtuar Besëlidhja Lezhës ne 1975-1976, përsëri rikthehet te “Partizani” ka drejtuar ekipin shpresa te Partizanit. 1987- 1990- ka punuar si mësues edukimit fizik ne shkollën Skenderbej. Ne vitet 1999-1997 ka emigruar ne Greqi duke kryer punë krahu te rëndomta dhe te pa përshtatshme për moshën. Në 70 vjetorin e themelimit Klubi i Futbollit “Partizani”, Presidenti i Republikës i akordoi titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërkohë qe mbante titullin “Mjeshtër i Merituar” i Sportit Lin Shllaku nderoi jete me 9 gusht 2016 ne moshën 78 vjeçare pas një sëmundje te rende me mushkëri. Ne një ankete organizuar “Tirana Obsever” 22 qershor 2007 është futur ne top listën 100 lojtarëve me te mire shqiptare te gjitha kohërave. Ai dhe brezi i tij do të jenë gjithmonë një frymëzim për të brezat dhe ata që e duan futbollin. Nuk kam qene i pranishëm ne Shkodër dhe nuk e di se si është përcjellë nga mediat lokale lajmi i vdekjes se këtij personaliteti impozant që i dha krenari futbollit kombëtare.
Me vjen vërtet keq që as njeh re ne te gjallë te tij ky biri i madh i Shkodrës nuk u ftua ne as një studio televizive, as nuk ju akordua as një titull vlerësues nga qyteti i tij ku lindi.
E meritonte dhe e dëshironte një vlerësim nga Shkodra e meritonte dhe priste një vlerësim krahina që mbante mbiemrin, ne çeretfikatën e lindjes, ne fanellën kuq e zi te nacionales , por edhe mendje dhe shpirt. . Do duhen shume e shume ndoshta që Shkodra t’i dhuroje Kombëtares një kapiten te tillë . r. Çfarëdo aktiviteti përkujtimore qe të bëjmë sa do qe t’i thërrasim e sa do qe ta duartrokasim Kapiteni i madh nuk do na përgjigjet as nuk do na buzëqeshi me kurrë. Rastësisht këto ditë pash një dokumentare të promovuar vite me pare ne Pallatin Kulturës e tej e të mbushur ne Lushnje ne kujtim të Mjeshtrin të shquar Roza Haxhiu
E ndoqa me shume interes dhe duke ju thëne me dashamirësi ju lumtë gjithë ideatorëve realizuesve dhe kontributorëve. Nga ana tjetër më pushtoj një pesimizëm për shurlltësinë mospërfillëse shkodrane për Shllakun e shume shumë personalitete te futbollit shkodrane Ne shqiptaret kujtohemi vone kur koha na i rrëmben thesaret. Linin këtu e kishim e nuk e thirrem:- t’i thoshim faleminderit! Linin nuk e kemi këtu me mesin e frymoreve ai i përket historisë. Lum si ti Lin!
Prele Milani